E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përmbytjet, Pack “shuplakë” Edi Ramës

“Parë nga jashtë, menaxhimi i qeverisë shqiptare ka bërë atë që duhej dhe unë mundem veç t'i përgëzoj për punën që kanë bërë ushtria, qeveria për organizimin e operacioneve dhe aktorët e tjerë në terren”, u shpreh eurodeputetja.Por ajo nuk ka lënë pa kritikuar politikën e ndjekur nga kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama. “Nuk mendoj, se zoti Rama s’e ka mësuar mësimin, pasi ai po përdor edhe përmbytjet për diskutime partiake, siç e lexoj edhe në shtyp. Është e turpshme, pasi kur kujtoj përmbytjet e mëdha në Gjermani, të gjitha forcat politike u bashkuan dhe nuk akuzonte qeverinë s’ka bërë këtë apo atë. Kjo është një situatë, ku shqiptarët duhet të qëndrojnë të bashkuar”, theksoi Pack në një intervistë për televizionin Klan. Zyrtarja evropiane ka kritikuar edhe bojkotin e opozitës, që sipas saj, dëmton imazhin e Shqipërisë. “Një opozitë që rri në rrugë dhe nuk luan rolin e saj në parlament, përçon një imazh negativ për Shqipërinë, jo vetëm për partinë socialiste. Ata po e përdorin Shqipërinë për interesa të tyre shumë private. I takon Partisë Socialiste, që të kuptojë, se gjërat nuk mund të vazhdojnë më kështu”.                                                                                              

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›