Më në fund Izraeli i kërkon falje Turqisë për incidentin
Sipas raportimeve të këtij televizioni, vendimi për t’i kërkuar ndjesë Turqisë është marrë nga presidenti Shimon Perez dhe kryeministri Benjamin Netanjahu.
Ndërkohë, vetë kryeministri izraelit shprehu bindjen se incidenti mes shtetit hebre dhe fuqisë rajonale do të zgjidhet pozitivisht.
“Lidhur me këtë incident duhet të bëhej një deklaratë nga ana e Ministrisë tonë të Jashtme, dhe një gjë e tillë ndodhi. Sipas Ministrisë, është nisur një letër drejt jush, në të cilën kërkohet falje për incidentin”, thuhet në mesazhin e Netanjahut drejtuar homologut të tij turk, Rexhep Tajip Erdogan.
Ndërkohë, zëvendësministri i Jashtëm izraelit, Deni Ajalon, në letrën drejtuar Turqisë deklaron: “Nuk kisha asnjë qëllim që ta shihja ambasadorin turk si më inferior në takimin mes nesh. Kërkoj ndjesë për mënyrën e pritjes së të dërguarit të Ankarasë në Tel Aviv”.