E Shtunë, 31 Tetor 2026

Permbytjet Rama Nevojitet operacion radikal

Ne nje lidhje te drejperdrejte nga Shkodra me edicionin informativ te ores 1500 ne Top Channel kreu i Partise Socialiste Edi Rama beri thirrje per nje operacion radikal per te rindertuar sistemet mbrojtese ne Shkoder e ne te gjithe vendin.

Kreu socialist referuar akuzave te leshuara nga Shkodra prej ministrit Olldashi tha se e vetmja makineri qe punon 24 ore ne kete vend eshte makineria e baltes kunder opozites.

Rama kerkoi rishikimin e buxhetit te vitit 2011 dhe shprehu gatishmerine dhe mbeshtetjen e opozites per adresimin e te gjitha fondeve te parashikuara per investime ne infrastrukture per vitin e ardhshem per te operuar sic tha ai plaget e hapura nga permbytjet ne Shkoder e ne te gjithe vendin.

Shfrytezoj keto pak minuta per te folur per problemin e njerezve per problemin e ketij vendi i cili sot po vuan permbytje te perseritura dhe qe do te vazhdoje te vuaje permbytje akoma me te perseritura ne rast se nuk do te ndermerret nje operacion radikal per te cilin ne jemi te gatshem te japim kontributin tone duke iu rikthyer buxhetit dhe duke i adresuar te gjitha fondet per investime publike ne infrastrukture per te operuar te gjitha plaget e tmerrshme qe i jane hapur ketij territori dhe qe sjellin keto permbytje katastrofike qe nuk jane veper e Zotit por jane pasoje e nje politike te mbrapshte pa sy pa program pa vizion pa plan qe synon vetem tu hedhe hi syve njerezve duke prere shirita elektorale tha Rama.

Rama akuzoi qeverine se nuk eshte marre me problemet e verteta te vendit me problemet qe sipas tij mbajne vendin ne kembe. Ai shtoi se uji ne vend duhet te kthehet ne nje burim mireqenie dhe jo katastrofe.

Ti bejme veprat ashtu sic duhet te jene. Duhet te kemi nje plan e duhet te bejme nje pune te fokusuar permes nje operacioni qe duhet te jete masiv e radikal perfundoi Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›