E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përmbytjet, Rama: Të dënohen përgjegjësit

Kërkojmë dënimin e atyre që shkaktuan përmbytjet në Shkodër. Kështu u shpreh kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama në një konferencë për shtyp duke reaguar për deklarat e kryeministrit Berisha në Kuvend se operacioni i emergencave përfundoi me sukses.
"Kërkojmë drejtësi për atë që ndodhi në Shkodër dhe për atë që po i ndodh shqiptarëve që si një popull i tërë duhet të paguajë për keqqeverisen" theskoi Rama.
Gjithashtu Rama i ka bërë apel të gjithë shqiptarëve që të shohin dhe të dëgjojnë duke u munduar të kuptojnë të vërtetën që të mos lejojnë që ky regjim i së vërtetës të mbysë sërish.
"Ajo që ndodhi me Shkodrën është një arsye më shumë që opozita të thërrasë të gjithë popullin në protestë për të dalë nga rrethi i krizave që kanë hyrë dhe po brejnë përditë e më shumë shoqërinë shqiptare" theksoi Rama.
Ndërkohë Rama shtoi gjithashtu se gënjeshtra e radhës është ajo që opozita ka kërkuar seancën e jashtëzakonshme në Kuvend duke theksuar se këtë seancë e dikton kushtetuta e Shqipërisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›