Topalli: Keqardhje për karriget bosh

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli në fjalën e saj në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit duke shprehur keqardhje për karriget bosh theksoi se qeveria e përfundoi me sukses operacionin e emergjencës në zonat e përmbytura. Sipas saj suksesi i parë ishtë shpëtimi i jetëve, evakuimi i gjësë së gjallë dhe shumica nuk është dëmtuar, shpërndarja 400 tonëve ushqime, ilaçe, ushqim për bagëtitë, dhe ndihmë mjekësore.
Gjithashtu Topalli duke iu drejtuar kreut socialist Rama theksoi se ai me një mondazh filmik kishte bërë që ngjyra e ujit të ishte në ngjyrë gjaku dhe sipas saj vetëm një mendje e sëmurë mund të pikturonte ashtu zonën e Shkodrës.
Ndërkohë më herët kryetarja e Kuvendit Topalli kur hapi edhe seancën plenare theksoi se nuk dëshiron që ta besoj që kërkesa e PS-së për këtë seancë të jetë një farsë Topalli duke shprehur keqardhje për vendimin e opozitës për të mos marrë pjesë në Kuvend theksoi se ajo është e vendosur që të plotësojë çdo kërkesë të çdo deputeti që është në përputhje me ligjet e vendit.