E Diel, 1 Nëntor 2026

Bojkoti,Lohan: Debati politik i takon përfaqësueve të vendit jo BE-së

Kreu i delegacionit të KE-së në Tiranë, ambasadori Helmuth Lohan në lidhje me mospjesëmarrjen e opozitës në seancën e jashtëzakonshme u shpreh se çdo debat politik i takon klasës politike të Shqipërisë dhe përfaqësuesve të saj dhe jo BE-së. Në një intervistë për për Deutsche Welle Lohan gjithashtu theksoi se BE-ja parashikon të japë mbështetjen në rehabilitimin e tokës bujqësore, të rrugëve, sistemit të kullimit dhe thellimit të shtratit të Bunës.
Ndërkohë në lidhje me angazhimin e qeverisë për plotësimin në kohë të pyetësorit të Komisionit Europian lidhur me marrjen në shqyrtim të kërkesës së saj për statusin e vendit kandidat Lohan theksoi se kolegët në administrarën shqiptare po punojnë shumë për t'i dhënë përgjigje pyetjeve të këtij pyetësori.
"Ka mbetur edhe pak kohë për administratën për të kontrolluar cilësinë e përgjigjeve dhe konsultuar me dikasteret e përfshira në këtë proces, shoqërinë civile. Nuk mendoj që puna për plotësimin e pyetësorit të Komisionit Europian lidhur me progresin e bërë dhe marrjen në shqyrtim të kërkesës së Shqipërisë për statusin e vendit kandidat për anëtarësim me BE të jetë vonuar, për shkak të përqëndrimit të burimeve kryesore të qeverisë ne daljen nga emergjenca të situatës në zonat e përmbytura" theksoi Lohan.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›