Përmbytjet, banorët refuzojnë të evakuohen
Vetëm 5 familje kanë pranuar të largohen e të vendosen në hotel “Turizmi”, i caktuar nga qeveria për strehim. Në zonën e Nën-Shkodrës rezultojnë të përmbytura 100 banesa. Ndërkohë, gjatë natës u hapën portat e shkarkimit në hidrocentralet e Fierzës, Komanit dhe Vaut të Dejës. Kryeministri Sali Berisha vizitoi dje zonën dhe bëri apel për evakuimin me çdo kusht të banorëve. “Ne do të detyrohemi të hapim tunelet për shkarkimet e mëdha të hidrocentraleve”, deklaroi Berisha duke shpallur edhe gjendjen e jashtëzakonshme. Kryeministri i kërkoi prefektit të qarkut të marrë në dispozicion të gjitha asetet për të përballuar gjendjen e jashtëzakonshme.