E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjakmarrje ndërmjet kosovarëve në Zvicër

Në qershor të vitit 2008, ai kishte therur me thikë një bashkëvendës të vetin duke i shkaktuar plagë të rënda dhe pas ndërmjetësimit të këshillit të pajtimit ndërmjet tij dhe viktimës, ai u dënua me një dënim të butë. “Drejtësia kosovare në mes të Zvicrës”, kështu protestoi Christophe Moergeli, politikan i Partisë SVP, duke e llogaritur këtë si një skandal. Kjo është një tentativë për shoqëri paralele, gjë që ne nuk e dëshirojmë, kishte deklaruar ai para një jave në të përditshmen zvicerane “Blick”. Në numrin e të martës në të përditshmen “Neue Luzerner Zeitung”, ndërmjetësuesi në këto raste, 55-vjeçari Rrustem Memeti, nuk ndan mendim të njëjtë. Në drejtësinë zvicerane asnjëherë nuk do të intervenonte ndonjë këshill pajtimi apo ndërmjetësues si Memeti. Rrustemi vjen në Zvicër pas kërkesës së kryerësve të veprës penale, por rastet e gjakmarrjeve ai nuk mund t’i ndalojë as ai vetë. Ai ishte munduar të ndërmjetësojë në katër raste (në një vrasje dhe një delikt bashkëshortor ai nuk kishte  arritur sukses) në rajonin e Luzern-it. Kërkesën e autorëve të krimit nga ana e kosovarëve apo shqiptarëve që jetojnë në Zvicër, për ndërmjetësimin e këshillave të pajtimit nga vendlindja, ai i llogaritë si jo të nevojshme. “Mendoj se ka shumë shqiptarë të aftë në Zvicër, të cilët do të mund të ndërmjetësojnë”, përfundon Rrustemi. /lajmi/                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›