E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përmbytjet, ekspertë nga BE-ja vijnë në Shqipëri

Bashkimi Evropian i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së Shqipërisë për të dërguar një grup ekspertësh në Shqipëri. Sipas deklaratës për shtyp të ambasadës gjermane në Tiranë thuhet se autoritetet shqiptare iu drejtuan më datën 7 janar 2010 ndërkombëtarëve që të ndihmojnë qeverinë në përballimin e situatës së shkaktuar nga përmbytjet e mëdha në qarkun e Shkodrës.
Më tej në deklaratë thuhet se autoritetet gjermane janë në kontakt të ngushtë me qeverinë shqiptare dhe institucionet ndërkombëtare që koordinojnë ndihmën dhe mbështetjen për Shqipërinë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›