Rama: Katastrofa faj i qeverisë, Prifti të ikë

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka inspektuar zonat e përmbytura në Shkodër. Duke e vlerësuar si katastrofë situatën e krijuar në veri, Rama bëri fajtore qeverinë . Njëherësh ai ka kërkuar që ministri i Ekonomisë dhe Energjitikës, Dristan Prifti të japë dorëheqjen. "Katastrofa e krijuar është faji i qeverisë. I bëj apel Prokurorisë që të hetojë për situatën e krijuar", u shpreh ai.