PD: Rama nuk i ndërpreu pushimet për përmbytjet
Partia Demokratike ka reaguar sot për vizitën e kreut të opozitës Edi Rama në zonat e përmbytura duke theksuar se ai duhet të ishte më parë në ato zona. Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Erla Mëhilli në një konferencë për shtyp ka theksuar se Rama nuk ndërpreu pushimet, pavarësisht përmbytjeve në veri të vendit.
"Ai as që nuk denjoi të ndërpriste pushimet e luksit në Paris apo Bankok edhe pse zona të tëra u përmbytën dhe kaluan Vitin e Ri nën kërcënimin e vërshimit të ujërave apo dallgëve të detit" tha Mëhilli.
"Sot, Rama vizitoi zonat e përmbytura ku në vend të solidaritetit shau dhe fyeu me gjuhë ordineri fshatarët e përmbytur tek Ura e Lahajt, vetëm se e pyetën "ku ishe ti gjer sot" dhe se reaguan me indinjatë të thellë kur u tha atyre se ju përmbyti qeveria dhe jo moti shtoi Mëhilli duke shtuar se Partia Demokratike dënon këtë qëndrim të Zotit Rama dhe i kërkon atij të solidarizohet me të dëmtuarit nga përmbytja dhe të mos shkojë atje vetëm për t'i sharë dhe ofenduar vetëm e vetëm se ata reaguan ndaj trillimeve të tij se qeveria nuk po bën gjë për t'i ndihmuar dhe se është ajo që ju përmbyti dhe jo moti.
Partia Demokratike sot nuk reagon ndaj këtyre trillimeve të Edvinit mbasi përgjigjen më të merituar ja dhanë sot fshatarët e Trushit tek Ura e Lahajt" përfundoi Mëhilli.