E Shtunë, 31 Tetor 2026

Permbytjet fatale ne Itali

Te pakten nente vete kane mbetur te vdekur dhe shume te tjere rezultojne te humbur pas permbytjeve te shkaktuara prej shirave te rrembyeshem ne Italine qendrore dhe veriore.

Brenda pak oreve te nates se djeshme ka rene rreth 50 centimetra shi duke shkaktuar dalje nga shtrati te lumenjve dhe shembje te urave nderkohe qe shume rruge jane bere te pakalueshme per shkak te rreshqitjeve te tokes. Zonat me te goditura ishin rajonet e Toskanes dhe Ligurias.

Permbytjet kane nderprere furnizimin me energji elektrike uje dhe gaz. Gjithashtu sherbimet telefonike jane nderprere dhe trena te shumte u bllokuan ne zona ku kishte rreshqitje te tokes.

Policia ka shpetuar dhjetra njerez por shirat e vazhdueshem po veshtiresojne operacionet e shpetimit. Autoritetet kane paralajmeruar banoret qe te mos dalin prej banesave te tyre.

Moti i keq pritet te perhapet edhe ne zona te tjera te Italise.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›