E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbulohet varri i Gaddafit?

Televizionet arabe pretendojnë se kanë gjetur vend-varrosjen e Muammar Gaddafit në shkretëtirë.

Në disa prej tyre janë transmetuar pamje, ku tregoheshin gjurmë të një konvoji makinash, të cilat dyshohet se kanë transportuar trupin e Gaddafit dhe të djalit të tij, të varrosur në fshehtësi në orët e para të ditës së martë.

Varrosja e Gaddafit i dha fund dilemës së udhëheqësve të Këshillit Kombëtar Tranzitor, autoriteti udhëheqës në Libi, se çfarë të bënte me trupin e ish-diktatorit.

Pas vrasje së Gaddafit të enjten e kaluar, u hodhën mjaft hipoteza për mënyrën e varrosjes së tij, madje në qarkullim ishte edhe ideja e varrosjes në det, e njëjtë me atë të ish-kreut të Al Qaedas, Osama Bin Laden.

Ndërkohë, familjarët e Gaddafit kërkuan vazhdimisht që ai të varrosej në afërsi të vendlindjes së tij, Sirte, qytet ky që u shndërrua në fortesën e fundit të kolonelit ndaj trupave të kryengritësve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›