E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fyle po pergatit letrat kthyese per Shkupin

Shkup 26 tetor 2011 NOA- Eurokomisioneri per zgjerim Stefan Fyle eshte duke pergatitur pergjigjet per te gjitha letrat e pranuar nga institucione dhe asociacione te ndryshme nga Maqedonia.

Nje numer  i madh i asociacioneve joqeveritare kulturore arsimore dhe sportive i kane shkruar letra eurokomisionerit Fyle ku eshte shprehur shqetesimi dhe reagimi i tyre lidhur me raportin e progresit te KE-se i cili nuk ka perfshire mbiemrin maqedonas. Reagimet ishin se me mosperdorimin e emertimit maqedonas KE ofendon dhe diskriminon identitetin dhe vlerat trashegimore te popullit maqedonas. Nga zyra e eurokomisionerit Fyle theksojne se do te sqarohet serish pozicioni i KE-se lidhur me kete ceshtje qe sipas tyre edhe me pare eshte e sqaruar. Kjo ceshtje eshte komentuar dhe ka nxitur debate te brendshme politike ne Maqedoni derisa ne Bruksel nuk ka pasur komente. Nderkohe reagimeve sot i eshte bashkengjitur edhe Kisha Ortodokse e Maqedonise KOM e cila ka shprehur reagimin e saj kunder eurokomisionerit Fyle lidhur me mosperdorimin e mbiemrit maqedonas.  Komisioni Europian u rreshtua kunder fakteve duke mohuar trashegimine shekullore te popullit maqedonas.

INA/NOA

Ne foto Stefan Fyle

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›