E Diel, 1 Nëntor 2026

Permbytjet frike per epidemi ne gatishmeri 200 mjeke

Ministri Vasili mobilizon mjeket e QSUT-se. Drejt Shkodres mjeke infeksioniste reanimatore infermiere dhe materiale mjekesore

Kur qyteti i Shkodres po kalon nje situate te rende per shkak te permbytjeve nje tjeter rrezik akoma me i madh i kanoset semundjet infektive. Shqetesimi eshte shtuar akoma me shume kur permbytjeve ne kete zone nuk i kane shpetuar as pikat e karburantit dhe kanalet e ujerave te zeza duke rritur keshtu nivelin e emergjences dhe perkeqesuar situaten higjienike. Ministria e Shendetesise dhe specialiste te Shendetit Publik megjithese i druhen shperthimit te ndonje epidemie deklarojne se situata po mbahet nen vezhgim. Ministri i Shendetesise Petrit Vasili deklaroi se nuk mund te behet nje vleresim i situates epidemiologjike dhe se kjo do te nise menjehere sapo kjo situate te permiresohet. Nderkohe ai shtoi se jane marre masat per te evituar cdo shfaqje te semundjeve.


Gatishmeria

Ne daljen e tij te djeshme kreu i shendetesise Petrit Vasili ka mobilizuar 200 mjeke te Qendres Spitalore Universitare Nene Tereza ne ndihme familjeve ne qarkun e Shkodres. Deklarata vjen nga ministri gjate nje mbledhjeje me mjeket e QSUT-se per situaten ne Shkoder. Gjithashtu Vasili theksoi se ne gatishmeri jane edhe mjeket e Elbasanit e Durresit.

Ne jemi te gatshem te ofrojme ndihme mjekesore te specializuar per banoret e Shkodres ne zonat e permbytura. Ju do te jeni pjese e ketyre ekipeve pasi sot eshte shume e rendesishme shpetimi i jeteve te njerezve - ka nenvizuar Vasili. Sipas tij deri me tani nuk mund te behet nje vleresim i situates epidemiologjike kjo do te nise menjehere sapo kjo situate te permiresohet. Nderkohe qe edhe dekani i Fakultetit te Mjekesise Alfred Priftanji ka pohuar se per shkak te situates se emergjences Fakulteti i Mjekesise do te jete prane familjeve te cilat kane nevoje per perkrahje strehim per veshje ushqime dhe ndihme mjekesore. Jemi sot ketu per te shprehur solidaritetin mbeshtetjen tone per te qene prane atyre mijera njerezve qe sot me shume se kurre ne jeten e tyre kane nevoje per ne per te qene prane atyre jo vetem si mjeke por per tu ofruar cdo lloj ndihme te nevojshme - ka pohuar Priftanji. Ne koordinim me Ministrine e Shendetesise dhe ne bashkepunim shume te ngushte jemi ne nje regjim gatishmerie per te perballuar qofte me personel mjekesor edhe me materiale mjekesore cdo skenar dhe situate te pritshme. Gjithsesi urojme qe me gatishmerine tone dhe me ndihmat materiale qe do te japim do te lehtesohet gjendja ndersa shpresojme qe te kete nje permiresim te vazhdueshem - tha drejtori i QSUT-se Saimir Ivziku. Nga ana tjeter ne varesi te situatave personeli mjekesor qe eshte ne gjendje gatishmerie keto dite perbehet nga mjeke te pergjithshem mjeke kirurge reanimatore mjeke infeksioniste infermiere etj. Bluzat e bardha gjate takimit te organizuar me drejtorin e QSUT-se por edhe me dekanin e Fakultetit te Mjekesise jane treguar te gatshem per te dhene ndihmen e tyre ne zonat e permbytura.

Situata

Nderprerja e perkohshme e reshjeve te shiut dhe angazhimi i te gjitha strukturave pergjegjese per menaxhimin e situates se krijuar prej ditesh ne disa zona te Nenshkodres ka bere qe sot te verehet nje tendence e uljes se nivelit te ujit. Kjo tendence vihet re tek Harku i Berdices ku pas bllokimit prej disa ditesh te qarkullimit te mjeteve ne kete segment ka filluar qarkullimi i automjeteve te tonazhit te larte dhe te fuoristradave. Renie e nivelit te ujit konstatohet dhe ne lagjen hyrese te Xhabijes por gjithsesi situata mbetet e renduar ne kete zone duke bere qe komunikimi ketu te jete i mundur vetem me mjete lundruese. Ne komunat e Nenshkodres vazhdon te jete e njejta situate ku me problematiket jane Dajci dhe Ana e Malit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›