E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohen 10 shqiptare akuzohen per trafik droge

Rritet numri i shqiptareve te arrestuar ne Itali vetem diten e djeshme kane perfunduar 26 persona nen prangat e policise Italiane 10 prej te cileve me origjine shqiptare. Sipas policise italiane ndalimi i ketyre personave ka ardhur pasi ata dyshohen te jane shperndares te lendeve narkotike. Kane qene mediat italiane ato qe kane raportuar se pas nje operacioni te organizuar nga forcat e policise ne Firence te cilat gjate oreve te para te mengjesit kane shkaterruar nje bande qe merrej me shperndarjen e droges. Operacioni i koduar Face Off kishte kohe qe kishte nisur hetimet ne rrethinat e Firences dhe ne provincen e Pratos por vetem dje eshte dje eshte bere goditja finale duke arrestuar gjithe anetaret e bandes. Prokuroria e Firences ka leshuar 26 urdher arreste 10 prej te cilave jane ne drejtim te shtetasve shqiptare. Policia Italiane per arsye hetimore nuk ka bere te ditur identitetin e 10 shqiptareve qe kane rene ne prangat e karabiniereve te Firences. Akuzat qe rendojne mbi ta jane shperndarje droge dhe trafiqe te tjera te paligjshme. Kjo bande sipas autoriteteve Italiane nuk ishte vene nen hetim vetem per trafikimin dhe shperndarjen e lendeve narkotike por edhe per kalimin ne menyre ilegale te emigranteve. Sipas policise Italiane anetaret e kesaj bande koordinoheshin me njeri-tjetrin ne menyre gati perfekte. Organizimi i tyre arrinte deri ne ate pike qe personat e ndaluar i kishin kthyer shtepite e tyre ne baza te sigurta per emigrantet pa dokumente. Po nga shtepite e tyre behej edhe sigurimi i droges per nje numer te madh njerezish.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›