E Shtunë, 31 Tetor 2026

Masakra e Saukut mekaniku 25-vjecar rrefen skemen e hakmarrjes

TIRAN- Do ta kuptosh kur te rritesh se cfare kam bere. Me keto fjale i pandehuri Luan Dervishi i eshte drejtuar djalit te xhaxhait tashme 9 vjec i rritur jetim pasi babane Naim Dervishin ia kishte vrare shtetasi Xhevdet Xhebrahimi kur ka pare ne televizor se eksplozivi i derguar prej tij si dhurate ne banesen e hasmit kishte shperthyer. 25- vjecarit Dervishi i ishin dashur gati 12 muaj kohe per te pergatitur planin e atentatit ndaj gjakesit Xhevdet Xhebrahimi qe ne vitin 1997 ia kishte vrare xhaxhane e tij me te cilin kishte qene shume i lidhur i pandehuri. Po 12 muaj para atentatit me eksploziv i riu Dervishi kishte mesuar ne lagje emrin e autorit te vrasjes se xhaxhait te tij qe banonte bashke me familjen ne Sauk te periferise se Tiranes. Qe nga ai moment i pandehuri qe tashme ka perfunduar ne gjyq per tu gjykuar per akuzen e vrasjes se dy personave dhe plagosjen e tre te tjereve nisi te punonte per te realizuar qellimin e tij vrasjen e hasmit. Me te marre vesh emrin e autorit te vrasjes se xhaxhait i riu kishte filluar te kursente leke nga puna qe bente bashke me babain e tij ne piken e servisit ku edhe punonte si mekanik. Gjate kohes se kursimit te parave Dervishi kishte bere edhe planin se si do te hakmerrej ndaj gjakesit Xhebrahimi. I pandehuri kishte vendosur qe te blinte nje televizor plazma per te vendosur tritolin brenda te bente abonimin 12 mujor ne kompanine Digitalb dhe me pas tia dergonte familjes Xhebrahimi si dhurate plan qe e finalizoi me sukses.
Nga hetimet ka rezultuar se me 12 qershor 2010 i pandehuri Dervishi ka vene ne veprim planin e tij per hakmarrje duke shkuar ne dyqanin e kompanise Digitalb ne rrugen e Elbasanit. Aty ka kerkuar nga shitesja te dinte nese kompania dergonte objekte te blera gjithmone nese ai vendoste ti bente dikujt nje dhurate. Kjo kerkese u pranua qe te behet kundrejt nje pagese-thuhet ne dosjen e perpiluar nga prokurorja Liljana Gjonmema. Pasi mori lajmin e mire 25-vjecari shkoi ne nje farmaci ortopedike duke blere nje paterice nje qafore sikur ishte i aksidentuar e me pas ne treg bleu nje pale syze te zeza dhe nje kapele me strehe. I veshur me rroba gri me qaforen ne qafe patericen ne duar dhe syzat e kapelen ne koke me nje taksi ka shkuar ne nje dyqan ne autostrade ku ka blere televizorin plazme dhe me pas eshte kthyer ne dyqanin qe ndodhej ne rrugen e Elbasanit duke porositur serish i maskuar nje marres tokesor dekoder dhe abonimin 12 mujor-thuhet ne dosje.

Si adrese i pandehuri i kishte dhene emrin e djalit te viktimes Altin Xhebrahimi dhe numrin e tij te telefonit kompanise per te derguar dhuraten. Pas ketij veprimi me taksi Dervishi eshte kthyer ne banesen e tij ne fshatin Picalle te Tiranes ku edhe e ka montuar brenda televizorit tritolin e ndare ne tri kallepe me sasi totale 300 grame duke e lidhur me nje qark elektrik. Me pas ka lajmeruar taksine per te marre televizorin nga shtepia e tij dhe qe ta dergonte te dyqani ku kishte paguar marresin tokesor dhe sherbimin taksi per ta derguar dhuraten. Punonjesit e dyqanit pas marrjes se televizorit me tritolin brenda dhe marresin tokesor te paguar nga Dervishi kane bere mbeshtjelljen e tyre dhe kane lajmeruar te nesermen me date 13 qershor 2010 djalin e viktimes duke i komunikuar se kishin fituar nje televizor plazma dhe abonim 12 mujor nga kompania-thuhet nga prokuroria pasi Dervishi kishte kerkuar qe kompania te mos tregonte emrin e dhuruesit per shkak te surprizes qe do ti bente me vone. Familja Xhebrahimi pasi pranoi dhuraten e derguar nga anonimi kerkuan ndihme nga fqinji i tyre shtetasi Luan Brahja qe punonte prane Ambasades Amerikane te SHBA-se si elektricist per ti vene ne pune televizorin. Sapo Brahja kishte vendosur prizen per te instaluar ate ndodhi shperthimi qe vrau Xhevdet Xhebrahimin Luan Brahjen dhe plagosi gruan dhe femijet e Xhevdetit.

Atentatori ndoqi ne televizor vrasjen e gjakesit

Luan Dervishi te dielen qe ne mengjes ishte ulur prane televizorit bashke me djalin e xhaxhait duke pritur kur do te jepej lajmi per shperthimin qe do ndodhte ne familjen e Xhevdet Xhebrahimit ne Sauk. Ne momentin qe mediat kane transmetuar lajmin e shperthimit ne nje banese ne Sauk Dervishi i eshte kthyer 9 -vjecarit duke i thene se gjakun e mora dhe me pas ishte larguar per ti djegur rrobat qe kishte veshur ne kohen kur kishte blere dhe porositur abonimin 12 mujor. Por edhe pse i kishte djegur rrobat i riu kishte harruar qe fytyra e tij ishte fiksuar nga kamerat e sigurise qe bene edhe zbulimin e autorit te atentatit me eksploziv.

Dokumentimi i ngjarjes me pamje filmike

Per dy dite rresht pas atentatit policia e ka shoqeruar Luan Dervishin ne te gjithe itinerarin e ndjekur prej tij perpara pergatitjes se atentatit me eksploziv. Policia ka kryer regjistrimin me ze dhe figure te te gjitha vendeve ku ka qene i arrestuari gjate pergatitjes se krimit. Te gjitha levizjet e tij dhe takimet ne dyqanin e kompanise qe beri dhuraten blerjen e televizorit montimin e lendes plasese etj jane filmuar dhe regjistruar nga policia me urdher te prokurorise. Vec ketyre veprimeve policia ka ballafaquar 25- vjecarin Dervishi me shitesen e dyqanit menaxherin dhe taksistin te cilet e kane identifikuar. Vete Dervishi ne seancen gjyqesore te vleftesimit te arrestit dhe caktimit te mases se sigurise ka pranuar akuzen duke shtuar se e ka kryer per hakmarrje.

Te vrare
Xhevdet Xhebrahimi 64 vjec bahcevan
Luan Brahja 36 vjec

Te plagosur
Fatbardha Xhebrahimi 58 vjece
Altin Xhebrahimi 33 vjec
Shpresa Xhebrahimi 28 vjece

14 qershor

Vocaj Shperthimi ne Sauk per hakmarrje

Drejtori i Policise se Tiranes Tonin Vocaj deklaroi sot se eshte kapur autori i ngjarjes se djeshme ne Sauk si dhe eshte prangosur autori.

Sipas tij autori eshte 25 vjecari Luan Dervishi nga Tirana i cili ka dashur te hakmerrej ndaj te zotit te shtepise Xhevdet Ibrahimi qe ne vitin 1997 i kishte vrare xhaxhain Naim Dervishin.

Vocaj tha se autori kishte blere nje abonim prane kompanise Digitalb dhe me pas nje TV plazma ku kishte montuar 600 gr tritol. Autori iu kishte kerkuar punonjesve te dyqanin Digitalb qe te benin nje telefonate ne familjen Ibrahimi per ti njoftuar se kishin fituar nje dhurate. Dhe kane qene pikerisht punonjesit qe kane cuar pajisjen ne shtepine ku ndodhi tragjedia. Menyra se si autori ka kompromentuar punonjesit pritet te zbardhet ne ditet ne vijim.

Sipas drejtorit te policies viktima Xhevdet Xhebrahimi ne vitin 1997 kishte vrare shtetasin Naim Dervishi per motive te dobeta. Sot pas 13 vjetes nipi i tij eshte hakmarre duke shkaktuar nje tragjedi ne familjen Xhebrahimi ku perpos te zotit te shtepise vdiq edhe kusheriri i tyre Luan 36 vjec.


ora 0800


Bombe ne televizorin e derguar me poste vritet bahcevani njwkohwsisht punonjws i ambasades amerikane kusheriri i tij plagosen rende bashkeshortja djali dhe vajza. Pikerisht ne pisten e dergimit te lendes shperthyese brenda televizorit te ambalazhuar ne pako si nje dhurate po drejtohen perpjekjet e grupit hetimor te ngjarjes se paradites se djeshme ne Sauk te Vjeter i perbere nga specialiste te zyres se hetimit te vrasjeve si dhe nga nje prokuror i Prokurorise se Tiranes. Ne ngjarjen e paradites se djeshme mbeten te vdekur ne vend i zoti i shtepise Xhevdet Ibrahimi 64 vjec me profesion bahcevan i afermi i tij Luan Brahja 36 vjec. Ne ngjarje mbeten te plagosur rende bashkeshortja e Xhevdet Xhebrahimit Fatbardha 58 vjece si dhe femijet e familjes Altin dhe Shpresa Xhebrahimi perkatesish 33 dhe 28 vjece. Shkak per ngjarjen policia po heton deri me tani si version te vetem ate te nje vrasjeje per qellime hakmarrjeje. Kjo pasi ne vtin 1997 Xhevdet Xhebrahimi dyshohet te kete vrare ne kushtet e vetembrojtjes se nevojshme nje person perpara portes se shtepise se shtepise ne Sauk te Vjeter apo sic njihet ndryshe edhe me emrin Sauk i Poshtem.

Shperthimi

Mengjesin e djeshem kur familja Xhebrahimi sapo ishte kthyer nga dasma e nje te afermi te tyre ka menduar te vinte ne pune televizorin plazma teknologji e fjales se fundit. Me pare ai kishte tentuar ta bente kete veprim me personat qe i kishin sjelle televizorin dhe qe i kishin komunikuar se ai ishte fitues i nje llotarie. Dje ne mengjes pasi ishin kthyer nga nje dasme e nje te afermi te tyre pjesetaret e familjes se Xhevdet Xhebrahimit ishin ne gjume. Po keshtu edhe nje kusheri i tyre qe banonte ne katin e pare te shtepise dy kateshe qe banonte me qera gjithashtu kishte qene ne gjume. Vete Xhevdeti nuk duronte dot pa vene ne pune televizorin per shkak edhe te Kampionatit Boteror te Futbollit qe po zhvillohet ne Afriken e Jugut. Per te vene ne pune dhuraten duke qene se tekniket e firmes nuk po vinin ai thirri te afermin e tij Luan Brahjen 36 vjec i cili gjithashtu banonte ne Sauk te Poshtem ne nje banese perballe liqenit artificial. Pasi hoqen ambalazhet nga televizori nisen te sistemonin vendin ku do ta vinin. Sapo spina e televizorit u fut ne prize dhe ata duhej ta ndizin televizori shpertheu ne menyre te fuqishme me nje rreze vale prej me teper se 30 metrash.

Nga shperthimi mbeti i vdekur ne vend Xhevdet Xhebrahimi si dhe i afermi i tij Luan Brahja i cili ne momentin e shperthimit ndodhej perballe televizorit. Dyshemeja e katit te dyte u shemb dhe bashke me te rane edhe Luani dhe Xhevdeti. Femijet e Xhevdetit Altini dhe Shpresa si dhe bashkeshortja e tij Fatbardha moren plage te renda nga shembja e mureve te shtepise catia dhe traret si dhe tavani me kallama. Per fatin e tyre ata ndodheshin ne krahun jugperendimor te nderteses ndryshe nga drejtimi i shperthimit qe ishte nga krahu lindor. Kusherinjte e tyre qe jetonin me qera ne katin e pare nuk pesuan plage per shkak se ishin ne krahun e kundert te shperthimit. Te plagosurit jane ndihmuar te nxirren nga shtepia prej te afermeve te tyre qe banonin ne nje shtepi tjeter prane tyre dhe u nisen per ne spital me urgjence.

Ndryshe nga te mbijetuarit dy te vraret ishte e pamundur te nxirreshin per shkak se ishin zene nga germadhat e shembura te shtepise. Nipi i Xhevdet Xhebrahimit Fatjoni kishte bere perpjekje per te nxjerre xhaxhain e tij por nuk kishte mundur. Me pas mberritja e ndihmes se shpejte dhe zjarfikeseve beri qe ata me mjetet e tyre te nderhynin per te nxjerre trupat e te vrareve. Per rreth 10 minuta forcave te kerkim shpetimit iu eshte dashur te germojne nen rrenoja per te nxjerre trupat e te vrareve te mbuluar nga germadhat e shembura te shtepise.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›