Jo me psikolog pa arsimin perkates
Qellimi i perfshirjes se ketyre praktikave ne institucionet e arsimit 9-vjecar dhe te mesem sipas ketij udhezimi synon rritjen e cilesise se mesimdhenies dhe krijimin e kushteve te pershtatshme per perthithjen e njohurive ne menyre efikase.
Ligji qe sapo ka hyre ne fuqi detyron sherbimin psikologjik shkollor te drejtorive arsimore rajonale dhe zyrave arsimore te marre te gjitha masat e nevojshme qe ne fillim te vitit te ri shkollor te kene zevendesuar te gjithe psikologet qe nuk kane arsim perkates dhe te sigurojne kabinetin e sherbimit psikologjik dhe pajisjen e tij ne te gjitha shkollat qe ofrojne kete sherbim.
Ngritja e grupit te mbeshtetjes se psikologut ne cdo shkolle ku funksionon ky lloj sherbimi planifikimi dhe realizimi i raportit te veprimtarise gjithevjetore te sherbimit psikologjik ne shkolle eshte nje tjeter pike kyce qe synohet te realizohet ne shkolla sqarohet ne ligj. Zbatimi i aksionit kombetar per reduktimin ne zero te braktisjes shkollore eshte nje tjeter element thelbesor qe parashikohet te realizohet nepermjet udhezimit te MASH-it.
Zhvillimi i ketij aksioni mbeshtetet nga Plani i veprimit per reduktimin ne zero te braktisjes shkollore 2009-2013. Ne te sqarohet se per uljen e treguesve te braktisjes shkollore DAR/ZA-te duhet te ngarkojne nje specialist qe do te merret me hartimin dhe monitorimin e zbatimit te planit te veprimtarive vjetore per kete problem te raportohet ne MASH dy here ne vit per realizimin e ketij plani nderkohe qe ky i fundit duhet te shoqerohet me informacionin statistikor te braktisjes shkollore per klasat I-IX.
Kjo pike e ndryshuar ne ligj ka njekohesisht si qellim trajnimin e mesuesve qe punojne me nxenes qe kane braktisur shkollen ose qe shfaqin prirje per braktisjen e saj. Ne udhezim nuk lihet pa u permendur edhe hartimi i programeve te vecanta te punes ne nivel klase dhe shkolle per ndergjegjesimin e prinderve mbi rendesine e shkollimit te femijeve te tyre qe lidhet drejtperdrejt me nje te ardhme te sigurt per ta.