Përmbytjet, hyjnë në territorin shqiptar 40 mjete ushtarake të NATO-s

Aleanca e Atlantikut të Veriut, NATO, ka nisur drejt Shqipërisë një kontigjent ushtarësh me rreth 40 automjete ushtarake të Aleancës së Atlantikut, të cilët sapo kanë hyrë në pikën kufitare të Kakavijës për t’u futur në territorin shqiptar, me qëllim dhënien e ndihmës ndaj qytetarëve në nevojë në zonat e përmbytura.Bëhet me dijeni se automjetet në fjalë do të shërbejnë në të njëjtën kohë edhe si mjete ndërhyrëse në kuadrin e përmbytjeve në veri të vendit.Ndërkohë, që ato përmbajnë edhe materiale ushqimore për t’u ardhur në ndihmë kështu nevojave të të përmbyturve në Shkodër dhe Lezhë.Automjetet e NATO-s kanë mbërritur pas një ftese të bërë nga autoritetet e qeverisë shqiptare për të dhënë kontributin e tyre në kuadrin e përmbytjeve të mëdha në veri të vendit.Ndërkaq, ajo u ka bërë thirrje edhe fqinjëve ta ndihmojnë siç është rasti i Maqedonisë, së cilës i ka kërkuar që të mos lejojë më tej derdhjen e ujërave të Drinit....