Flet ministri i Brendshëm Lulzim Basha: Situata është nën kontroll të plotë, vendet fqinje u solidarizuan me fatkeqësinë natyrore

BE dhe NATO zbarkojnë sot në Shqipëri me ndihma, mjete logjistike dhe trupa ushtarake për të ndërhyrë në zonën e përmbytur të Nën Shkodrës. Ministri i Brendshëm Lulzim Basha u shpreh për një normalizim të ndjeshëm të situatës në zonat e përmbytura, por ende mjaft hapësira toke dhe banesa janë të përmbytura. Ministri Basha theksoi ndihmën e parë të vendeve të NATO-s dhe BE, por nuk ka munguar as mbështetja e fqinjëve. Në bazë të raportimeve zyrtare nga Ministria e Brendshme në të gjitha njësitë vendore të qarkut të Shkodrës në ujë janë 10 mijë hektarë tokë dhe 2405 shtëpi. Ndërsa, numri i personave të evakuuar ka shkuar në mbi 4177 persona. Po këto të dhëna tregojnë se ndryshimi më i ndjeshëm i situatës vërehet në Bashkinë e Shkodrës, dhe Komunat Dajç e Bërdicë. Kësisoj në Bashkinë e Shkodrës është rritur numri i personave të evakuuar, nga banesat e tyre. Nga territori i kësaj njësie vendore janë evakuuar 448 banorë. Në Bashkinë e Shkodrës janë përmbytur 250 hektarë tokë dhe 330 shtëpi.Nga komuna e Dajçit janë evakuuar mbi 2000 persona. Në këtë komunë rezultojnë 1187 shtëpi të përmbytura dhe 2000 hektarë tokë nën ujë.Ndërkaq nga Komuna Bërdicë, ku janë përmbytur 300 shtëpi, janë evakuuar 370 banorë. Në Bërdicë, rezultojnë 1800 hektarë tokë nën ujë.Të dhënat zyrtare në Ministrinë e Brendshme, tregojnë se 282 persona janë evakuuar nga Komuna Ana e Malit, ku janë përmbytur 180 shtëpi dhe nën ujë janë 1200 hektarë tokë.Nga Komuna e Velipojës janë evakuuar 25 banorë. Në Velipojë rezultojnë 50 shtëpi të përmbytura dhe 2000 hektarë tokë nën ujë. Nga Komuna Guri i Zi janë evakuuar 730 persona, ndërsa janë përmbytur 200 shtëpi dhe 1000 hektarë tokë. 312 persona janë evakuuar nga Komuna Bushat, ku rezultojnë 150 shtëpi të përmbytura dhe 1700 hektarë tokë nën ujë. Nga Komuna Qendër në Malësinë e Madhe jane evakuuar 10 banorë. Në këtë komunë rezultojë 8 shtëpi të përmbytura dhe 50 hektarë tokë.Në zonat e prekura nga përmbytjet vijon shpërndarja e artikujve ushqimore.Në total janë shpërndarë 60 mijë kilogram sheqer, 5 400 kg vaj, 6000 kg makarona dhe shumë artikuj të tjerë ushqimore.Ministria e Brendshme njofton se procesi i evakuimit vazhdon. Njoftohet gjithështu se rruga Shkodër-Tiranë, në harkun e Bërdicës është i kalueshëm.Ndërkaq, Komiteti Ndërministror nëpërmjet Drejtorisë të Përgjithshme të Emergjencave Civile i është drejtuar për ndihmë emergjente Qendrës së Emergjencave të NATO-s (EADRCC) dhe Qendrës së Emergjencave Europiane (MIC-ut). Të dy qendrat i drejtuan një apel vendeve antare për dhënien e ndihmës vendit tonë sipas kërkesave dhe specifikimeve të kryera nga ana jonë. Deri tani nga kontaktet që kemi patur me EADRCC dhe atyre bilaterale kanë ofruar ndihmë këto vende:Italia – Helikopter tip ACH 47 me kapacitet transporti 37 trupa.Sllovenia – 13 Gjeneratorë (GNR)Austria – 8 Gjeneratorë (GNR)Greqia – 2 ekipe zjarrfikësish me një personel prej 29 vetë, 4 makina, se bashku me paisjet, 2 varka me motor, 7 pomps të fuqishme.Italia – 12 Autobote, pompa, Varka, Tenda, Gjeneratorë, Ushqime, medikamente dhe veshje.Franca – 12 pompa dhe 8 Gjeneratore.Moldavia – Ushqime dhe medikamente mjekësore. “Nga ana jonë kemi kthyer përgjigje pozitive për pranimin e ndihmave dhe sot do të mbërrijnë nga Italia me dy helikopterët ndihma në medikamente mjekësore. Gjithashtu sot mbërrijnë në Pikën e kalimit të Kufirit në Kakavijë ekipet Greke. Ato do të shoqërohen gjatë gjithë rrugës për në Shkodër nga një ekip zjarrfiksish të stacionit të PMNZSH-së të Gjirokastrës dhe nga një patrullë policisë rrugore. Vazhdojnë kontaktet me vendet e tjera për sigurimin kryesisht të ndihmave në paisje”, u shpreh ministri i Brendshëm Lulzim Basha. ...