E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Përmbytjet katastrofike në Pakistan, shkon në 1265 numri i viktimave

57 persona të tjerë kanë vdekur nga përmbytjet në Pakistanit, duke e çuar numrin e të vdekurve në 1265, përfshirë shumë fëmijë të vegjël. Vetëm në 24 orët e fundit janë gjetur të vdekur 25 fëmijë . Në të njëjtën kohë, vendi po përpiqet të kryejë një operacion të paprecedentë për gjetjen dhe shpëtimin e personave të zhdukur.

Reshjet e paprecedentë nga musonet, por edhe shkrirja e akullnajave në vargmalet veriore malore, shkaktuan përmbytje që prekën jetën e përditshme të 33 milionë njerëzve.

Në të njëjtën kohë, forcat e armatosura të Pakistanit kanë shpëtuar 2000 persona të tjerë të bllokuar në ujërat e përmbytjeve, sipas njoftimit të tyre, teksa një e treta e vendit është zhytur në ujë.

OKB – ja ka bërë thirrje për ndihmë prej 160 milionë dollarësh për t’u marrë me atë që e ka përshkruar si një “katastrofë klimatike të paprecedentë”.

Në distriktin Dadu të Sindh, një nga provincat më të goditura, disa fshatra janë zhytur deri në 3.35 metra ujë. Në Meharin fqinj, banorët po ndërtojnë një digë në një përpjekje për të parandaluar që uji të arrijë në qytet./ CNN.gr

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›