Video/ Polici italian kryen një akt heroik, shpëton turisten holandeze që donte të vetëvritej

Një polic italian në Venecia, ka bërë një akt heroik, duke shmangur një tragjedi. Agjenti Alberto Crispo ndodhej në kantierin e ndërtimit të Chiesa degli Scalzi në Venecia, ku, falë ndërhyrjes së tij të shpejtë, shpëtoi një turiste holandeze 20-vjeçare.
Ajo ishte ngjitur në strukturë e lartë të ndërtesës, duke kërcënuar se do të hidhej nga një lartësi prej 50 metrash.
“Nuk e mendova frikën, thjesht po mundohesha të arrija vajzën që gjendej mbi skela. Doja të flisja me të, por nuk kishte kohë. Sapo mbërrita, ajo e lëshoi veten të binte. E kapa nga krahu, e mbajta dhe më pas e tërhoqa lart”, tregoi ai për mediat.
Akti i policit italian u shoqërua me duartrokitje prej të pranishmëve në vendngjarje, që përjetuan momente ankthi, duke parë se çfarë po ndodhte nga sheshi i stacionit. /rtsh.al/