Përmbytjet, ndihma nga Medreseja e Tiranës për banorët
Xhamia e Medresesë së Tiranës sensibilizohet me gjendjen e rënduar që ka përfshirë pjesën veriore të vendit.
Imami i kësaj xhamie ka kërkuar që të gjithë besimtarët muslimanë t'u vijnë në ndihmë banorëve të qarkut të Shkodrës dhe Lezhës duke mbledhur për ta një donacion në lekë, veshmbathje dhe ushqime.
Gjithashtu Xhamia e Medresesë së Tiranës ka hapur një llogari bankare ku të gjithë besimtarët jo vetëm të kësaj xhamie të derdhin një kontribut sado të vogël, por që do i shërbejë banorëve të përmbytur në këto ditë të vështira.