“Globi i Artë” ndahet më 17 janar

Christina Aguilera, Tom Hanks dhe Nil Patrik Haris do të jenë në mesin e udhëheqësve në ndarjen e ardhshme të shpërblimit të filmit amerikan “Globusi i Artë”.
Nikoqir i solemnitetit më 17 janar në hotelin “Beverli Hilton” në Los Anxhelos do të jetë komiku Riki Xhervejz.
Në mesin e drejtuesve të ceremonisë janë edhe aktorët Xhenifer Aniston, Sofia Loren, Xhulia Roberts, Hal Ber, Xherard Batler, Miki Rurk dhe Mel Gibson, ndërsa Robert de Niro dhe Leonardo Di Kaprio do t’i dorëzojnë shpërblimin special regjisorit Martin Skorseze.
“Globusi i artë”, fituesin e të cilit e përzgjedhin gazetarët e huaj të akredituar në Hollivud, do të jetë një tregues i rëndësishëm për suksesin, të cilin filmat do të kenë me rastin e ndarjes së çmimit “Oskar” në muajin mars.