E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përmbytjet në Australi, 1 mijë të evakuar

Përmbytjet më të këqija në Australinë veri-lindore të papara prej dekadash, po vazhdojnë të shkaktojnë kaos në rajon. Rreth 1 mije persona në Queensland janë evakuuar, përfshirë gjithë popullsinë e qytetit të Theodore.

Disa prej tyre u evakuan me helikopterë, të tjerë me varka, pasi lumi "Deason" mbërriti të hënën nivelin rekord të 14, 17 metrave. Qeveria ka shpallur Theodore dhe dy qytete të tjera në rajon si zona të fatkeqësisë dhe parashikuesit thonë se përmbytjet nuk kanë arritur ende kulmin.

Shirat e dendur dhe ujrat e përmbytjeve izoluan ferma të tëra në Chinchilla e i detyruan njerëzit të linin shtëpitë e të mblidheshin në streha të përkohshme.
 

Kostoja e dëmit pritet të jetë e larta në afro 1 miliard dollarë australianë apo 650 milion paund, duke përfshirë humbjet masive të të mbjellave të lulediellit dhe pambukut.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›