E Diel, 1 Nëntor 2026

Irani shuan shpresat për lirimin e dy gazetarëve gjermanë

Autoritetet iraniane kanë shuar shpresat për një lirim sa më të shpejtë të dy gazetarëve gjermanë. Këtë lajm e konfirmoi Ministria e Jashtme në Teheran. Të dy reporterët gjermanë të cilët prej 11 javësh ndodhen të burgosur në Iran, ndërkohë janë takuar me pjesëtarët e familjeve të tyre, të cilët kanë shkuar atje për t`i vizituar. Takimi u zhvillua në Täbris, tha një zedhënëse e Ministrisë së Jashtme në Berlin. Ministri i Jashtëm Guido Ëesterëelle, ka falenderuar për këtë mbështetje homologun e tij iranian. Qeveria gjermane megjithatë vazhdon të kërkojë me këmbëngulje një kthim sa më të shpejtë në atdhe të të dy gjermanëve. Ëesterëelle së fundi kishte rritur presionin diplomatik në Teheran, që për festat e Krishtlindjeve t`i lejonin dy gjermanët e arrestuar të takoheshin me të afërmit, meqë ata nuk u liruan. Ministri i Jashtëm kishte thirrur ambasadorin iranian për t`i shprehur atij pakënaqësinë. - Të dy reporterët u arrestuan më 10 tetor në kryeqytetin e provincës Täbris në veriperëndim të vendit. Ata kërkonin të zhvillonin një intervistë me djalin dhe avokatin e një gruaje e cila për arsye të tradhëtisë bashkëshortore ishte dënuar me vdekje, duke u qëlluar me gurë. Sipas rregullave iraniane, gazetarët kishin shkelur ligjin, sepse ata kishin hyrë në vend me një vizë turistike.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›