SHBA, vdesin 5 të rinj, shkak helmimi

Në Florida të Shteteve të Bashkuara, pesë të rinj janë gjetur të vdekur nga helmimi me oksid karboni, i shkaktuar nga automjeti, të cilin ata e kishin lënë të ndezur afër dhomës së hotelit të tyre.
Policia tha se trupat e pajetë ishin gjetur në një dhomë të mbushur me tym në hotelin në Hialeah, afër Majamit, në Floridën Jugore, ndërsa hetuesit e kishin gjetur makinën, që ende ishte e ndezur në garazhin mbi dhomë.
Policia tha se nuk është gjetur drogë, alkool ose materiale të tjera të dyshuara në lidhje me viktimat.
Ata ishin të moshës ndërmjet 16 e 19 vjeç.
Raportohet se dhoma e hotelit ishte rezervuar për të festuar ditëlindjen e 19 të njërit prej të rinjëve.