E Diel, 1 Nëntor 2026

“Investitor strategjik”/ Gjykata e Lartë kundër Belerit, nuk ka hetime për ish-ministren Xhaçka

Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimin e Apelit të GJKKO për ish-ministren Olta Xhaçkën.

Treshja e gjyqtarëve vendosi kundër rekursit të Fredi Belerit për hetimin e Xhaçkës dhe bashkëshortit të saj Artan Gaçi, lidhur me privatizimin e tokave në Himarë ku do ndërtohej resort turistik, dhe mbi të cilën morën statusin e investitorit strategjik.

SPAK vendosi dy herë mosfillimin e procedimit penal dhe tashmë me relator Sokol Binaj dhe anëtar Ilir Panda e Sander Simoni në seancën gjyqësore të se hënës, edhe Gjykata e Lartë vendosi po njësoj.

Beleri e kallëzoi Xhaçkën dhe bashkëshortin e saj, ish-deputetin socialist Artan Gaçi, për disa vepra penale.

Teksa refuzoi hetimin e çiftit socialist, SPAK mori të pandehur për shpërdorim detyre ish-kryebashkiakun e Himarës Jorgo Goro, lidhur me tjetërsimin e dy sipërfaqeve të tokës mbi të cilat Artan Gaçi mori statusin e investitorit strategjik.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›