Deputeti Agron Shehaj përjashtohet nga seanca plenare

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi përjashtoi nga salla e parlamentit deputetin Agron Shehaj, i cili në momentin që zv.kryeministrja Belinda Balluku mori fjalën, ai ka ndërhyrë duke e penguar që të flasë.
Balluku i tha se ai “do të mbetet gjithmonë një pronar call center-ash që nuk paguan dot as sigurimet shoqërore.. Nuk bëhesh dot politikan po nuk dole në fushëbetejë. I paguan ato djem dhe vajza me një rrogë më të vogël se minimalja. Ngele si soprano, flit si burrë”.
Në këto momente ndërhyri dhe Taulant Balla, duke kërkuar 5 minuta pushim për t’i dhënë kohë deputet që të largohet nga salla.