Permbytjet ne Europe Gjermania mobilizon ushtrine

Gjermania e cila tashmë ka hequr gjendjen e alarmit si pasojë e përmbytjeve në Europën Qendrore, ka mobilizuar ushtrinë për të përballuar situatën e emergjencës.
Ndërsa lumi Elba mban me frymën pezull veriun e vendit.
Vetëm në qytetin e Halle kanë qenë më shumë se 3 mijë personat që janë detyruar të braktisin banesat e tyre. Një ditë më parë në Dresda, niveli i lumit kishte arritur nivelin rekord prej 8. 5 metrash.
Situatë ende shqetësuese është ajo në Austri. Në kufi me Sllovakinë është Danubi që po monitorohet nga ora në orë, ndërsa rrjedha e ujit është drejtuar nga Bratisllava dhe niveli i ujërave ka kaluar kufirin historik që ishte shënuar në vitin 2002.
Po dhe kryeqyteti i Hungarisë, Budapesti është detyruar të izolojë zonat më të njohura turistike duke filluar nga ishulli Margherita dhe banjat termale.
M,ë shumë se 300 mijë thasë me rërë janë vendosur për të formuar një mur prej 9 metrash që duhet të ndalojë rrjedhën e ujit.
Ndërsa një ditë më parë është boshatisur dhe kopshti zoologjik i qytetit.