E Diel, 1 Nëntor 2026

Përmbytjet në Europë, humbin jetën 19 persona

Dhjetëra mijë persona janë evakuuar nga përbytjet e lumit Elbë në Gjermaninë lindore, ndërsa përbytja krahasohet më atë të vitit 2002 që shkaktoi dëme të mëdha në vend.

Rreth 23,000 perosna u larguan  nga qyteti Magdeburg, ku  niveli i lumit Elbë arriti në  7,48 metra.  Të dhënat e Qendrës së Mbikqyrjes së Përmbytjeve, treguan se lumi u shtri në një sipërfaqe prej rreth 40 kilometrash, më e larta e regjistruar ndonjëherë në vend.

Gjendja në Magdeburg ishte veçanërisht kritike, digat, pjesërisht të dobësuara u rënduan në këtë mënyrë edhe më tej për ditë me radhë, e disa u çanë..

Presidenti Joachim Gauck udhëtoi të dielën në pjesë të landeve të Saksonisë dhe të Saksoni-Anhaltit në të cilat u  evakuuan më shumë se 36,000 persona. Reth 8000 pjestarë të forcave të armatosura gjermane janë angazhuar të ndihmojnë qytetet që gjenden në situata të vështira.

Kancelarja Merkel ka premtuar se zonat e prekura do të ndihmohen me 100 milionë euro, llogaritet se dëmet nga vërshimet në Gjermani mund të tejkalojnë gjashtë miliardë euro.

Në Hungari, 1,200 njerëz janë larguar nga shtëpitë e tyre. Ndërkohë që 19 persona në Evropën Qendrore kanë humbur jetën nga përmbytjet javën e kaluar. Dhjetë viktima janë raportuar në Çeki dhe pesë në Austri.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›