E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mediat e Kosovës: Taksa e çimentos, pritet takim Thaçi-Berisha

Taksa për çimenton e importuar e vënë nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, gjatë këtyre ditëve mund të bëhet objekt diskutimi mes kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe atij të Shqipërisë, Sali Berisha.

Ndonëse qeveritë e të dyja vendeve nuk kanë njoftuar për ndonjë takim mes krerëve qeveritarë, ka qenë Thaçi ai që një takim të tillë ia kishte paralajmëruar deputetit Emin Gërbeshi, gjatë përpjekjes për ta bindur që të hiqte dorë nga mocioni për shfuqizimin e vendimit të ministres Kusari-Lila.

“Kryeministri më ka thënë se ka qenë aktiv gjatë gjithë këtyre ditëve për çështjen e çimentos dhe se brenda dy apo tre ditësh do të takohet me kryeministrin Berisha”, ka bërë të ditur Gërbeshi, për “Kohën Ditore”.

Shefi i kabinetit të kryeministrit Thaçi, Abelard Tahiri, ka thënë se nuk është në dijeni, por nuk ka mohuar se kryeministrat mund të takohen për të diskutuar  në lidhje me këtë çështje.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›