E Shtunë, 31 Tetor 2026

Debat në SHBA për veshjet e atletëve në Lojrat Olimpike

Dy javë para fillimit të Lojrave Olimpike në Londër, në Shtetet e Bashkuara ka filluar një debat i fortë nga demokratët dhe republikanët dhe kjo jo për sportin por për veshjet e atletëve. Në një shfaqje të rrallë e uniteti në këtë vit të zgjedhjeve, demokratët dhe republikanët kanë shprehur zemërimin e tyre pasi media zbuloi ekipi Olimpik i SHBA do të mbajë veshje “Made in China”.
"Jam shumë i shqetësuar. Mendoj se zyrtarëve të Komitetit Olimpik duhet t`u vijë turp. Mendoj se ata duhet të ndihen të poshtëruar. Mendoj se ata duhet t`i djegin të gjitha uniformat për të filluar nga e para", ka thënë lideri i senatit amerikan, demokrati Harry Reid.
Uniformat e atletëve të ekipit amerikan në Lojërat Olimpike "Londër 2012" kanë ngjyrë të kuqe, të bardhë dhe të kaltër, të gjitha që përbëjnë dhe flamurin amerikan, por ato janë të prodhuara në Kinë.
Atmosfera është ngarkuar së tepërmi ndërsa dhe gara e zgjedhjeve presidenciale në SHBA është përqëndruar në çështjet e ekonomisë dhe hapjen e vendeve të reja të punës. "Amerika nuk është më ajo që ka qenë dikur. Kombi i madh, që dërgoi njeriun e parë në Hënë, është bërë tani i varur nga ndihmat e të tjerëve kur bëhet fjalë për uniformat" shkruajnë mediat amerikane. "Është për të ardhur turp që sportistët amërikanë të mbajnë gjatë Lojrave Olimpike uniforma të qepura në Kinë", tha deputeti i Kongresit amerikan, Steve Israel.
Ndërkohë një zëdhënës i Komitetit Olimpik e mbrojti vendimin me arsyetimin, se ekipi olimpik amerikan financohet privatisht. Në një reagim të Shtëpisë së Bardhë theksohej veshjet e Lojrave Olimpike nuk janë temë e qeverisë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›