E Shtunë, 31 Tetor 2026

Permbytjet ne Shkoder Hashim Thaci i telefonon Berishes

Prishtine 2 Dhjetor 2010 NOA - Kryeministri i Kosoves Hashim Thaci i telefonoi sot kryeministrit te Shqiperise Sali Berisha duke u interesuar mbi situaten me te fundit ne Shkoder qe vjen per shkak te reshjeve dhe hapjes se kontrolluar te portave shkarkuese.

Thaci i shprehu homologut te Tiranes te gjithe mbeshtetjen dhe solidaritetin e Kosoves per qytetaret e zonave te permbytura per qeverine dhe perpjekjet e saj per perballimin e situates.

Gjithashtu kryeministri Thaci e siguroi kryeministrin Berisha se Kosova eshte e gatshme te jape gjithe kontributin e saj ne mbeshtetje te banoreve te zonave te permbytura dhe qeverise shqiptare ne perpjekjet e saj per minimizimin dhe lehtesimin e pasojave te permbytjeve.

e.r/NOA

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›