Wikileaks Perpjekjet e Perendimit per Pavaresine e Kosoves
TIRANE-Wikiliks zbulon fakte te reja lidhur me perpjekjet e perendimit per te shpallur pavaresine e Kosoves dhe per te bindur Serbine dhe Rusine te mos vazhdonin me qellimet e tyre. Nje mesazh i ri i publikuar sot ne faqen e websajtit te Xhulian Asanzh flet per per takimin e 7 Dhjetorit 2006 te Ndihmes sekretarit amerikan te shtetit Daniel Fried me keshilltarin e presidentit francez Maurice Gourdault-Montagne ne Paris takim i cili u fokusua ne disa ceshtje mes te cilave edhe tek Kosova.
Ne mesazhin e diplomateve amerikane derguar nga ambasada ne Paris vihen ne dukje perpjekjet e Frances per te bindur BE-ne qe ti ofroje Serbise marreveshjen e Stabilizim Asocimit dhe shqetesimet per nje veto te Rusise ne Keshillin e Sigurimit kunder pavaresise se Kosoves. Kishte rrezik destabiliteti dhe percarje nese perendimi nuk do te ishte sa duhet i kujdesshem ne menaxhimin e ruseve. Frid theksoi se Perendimi duhej te ishte i pergatitur te vepronte pa ruset dhe ne te njejten kohe te mos e lejonte Mosken te ushtronte veton-thuhet ne mesazh. Ne kete takim Frid shpjegoi se SHBA-te kishin vendosur ti ofronin Serbise programin per e partneritetit per paqe me NATO-n si nje menyre per te mbeshtetur forcat demokratike ne zgjedhjet e rradhes ku pritej fitorja e pro europianit Tadic. Por sipas mesazhit diplomati amerikan theksoi nevojen qe te veprohej pa shume vonesa ne menyre qe serbet dhe ruset te mos mendonin se Perendimi ishte i trembur. Ishte momenti qe te niste nxitja per pavaresine pasi SHBA-te mbeshteten edhe rekomandimet e Ahtisarit. Nga ana e tij keshilltari francez Montanje e gjykoi pozitive oferten e Frid duke shtuar se Shirak i kishte propozuar Merkelit qe BE te vazhdonte me MSA-ne me Serbine pavaresisht bashkepunimit jo te mjaftueshem te saj me Gjykaten nderkombetare per ish Jugosllavine.
Sa i perket propozimit te Ahtisarit Montanje tha se Putin i kishte thene francezeve se Rusia nuk do te hezitonte te vinte veton ndaj cdo zgjidhje qe nuk kishte konsensusin e dy paleve per kete arsye ai beri thirrje per shume kujdes duke cituar shqetesimet e Putinit per rreziqet e ndarjes se Kosoves dhe bashkimin e veriut me Serbine ndersa te jugut me Shqiperine duke krijuar keshtu nje shtet radikal mysliman ne zemer te Europes. Por Frid u pergjigj duke thene se serbeve dhe shqiptareve u ishte bere e qarte se Kosova do te behej e pavarur dhe se do te ishte gabim te ktheheshin mbrapsht. Dhe vec kesaj ruset mund te ishin duke bere bllof. Gjithesesi perendimi ishte i gatshem te vepronte deri ne fund edhe pa mbeshtetjen e Rusise.
d.b/NEWS24/BalkanWeb