Vetevendosje Do e kthejme Kosoven ne prone te qytetareve

Therande 3 dhjetor NOA - Levizja Vetevendosje gjate dites se dyte te fushates parazgjedhore ka takuar therandasit. Tubimin e hapi kandidatja Zanita Halimi e cila i pershendeti therandasit duke thene se Levizja do tia ktheje namin e dikurshem Therandes duke ia kthyer qytetareve te saj Ballkanin dhe duke i subvencionuar vreshtaret.
Pastaj njeri nder themeluesit e Levizjes he kandidat per deputet nga kjo komune Hysen Durmishi iu drejtua bashkevendasve te tij me fjalet Populli shoqeria qytetaria dhe vullneti i ketyre jane me te me dha se sa institucionet.
Levizja Vetevendosje angazhohet qe ne qender te shtetit te jete qytetari. Qytetaret pa shtet jane te pambrojtur kurse shteti pa qytetaret aktiv behet perbindesh. Pushtetin sot e kane uzurpuar politikanet. E kane bere prone private te tyre. Ata po e bejne kete sepse nuk po frikesohen nga populli. Ne do ta ndryshojme kete shtoi ai.
Ndersa aktivisti dhe kandidati per deputet Visar Ymeri foli per hendekun e madh qe eshte krijuar per vite me radhe mes politikaneve dhe popullit.
Ne televizor politikanet jane te kenaqur jetojne nje jete pa brenga kane begati e mireqenie kane rryme e uje te bollshem ndertojne rruge per xhipat e tyre dhe nuk zbresin kurre nga ta. Ndersa populli jeton ne varferi papunesi mjerim e skamje. Por ne e duam Kosoven tone te ndryshuar. Ne duam qe Kosova jone te jete Kosove e zhvillimit e perparimit dhe e bashkimit. Ne e duam Kosoven tone sovrane tha Ymeri nder te tjera.
Me pas para bashke vendasve te tyre folen edhe kater kandidatet tjere nga komuna e Therandes.
Ne fund therandasve iu drejtua Albin Kurti i cili nder te tjera tha se Pavaresia duhet te jete pavaresi e shtetit per lirine e qytetarit e jo pavaresi e pushtetit kunder qytetarit. Pavaresise formale duhet tia shtojme sovranitetin dhe zhvillimin ekonomik.
Me tutje Kurti vazhdoi se qeveria e Vetevendosje-s do ti marre nen kontroll kufijte e Kosoves dhe nuk do te lejoje qe mallrat e Serbise te hyne me ne Kosove.
Qeveria e Vetevendosje-s do te themeloje banka ne prone si te publikut te cilat bujqve zejtareve dhe prodhuesve vendore do tiu ofrojne kredi pa kamate. Per cdo dite e kemi pare demokracine prej larte qe seshte demokraci. Me 12 dhjetor duhet ta shohim demokracine prej poshte duhet ta shohim deshiren private te behet vullnet publik. E kur populli vendos vete fiton Vetevendosja perfundoi Albin Kurti.
n.e/NOA