Përmbytjet në Shkodër, banorët e Obotit refuzojnë të largohen
Në zonat e përmbytura në Shkodër vijon evakuimi i banorëve. 130 banorë të Dajçit janë larguar nga shtëpitë e tyre, dhe janë vendosur në ish-repartin ushtarak në Melgush.
Por banorët e Obotit vazhdojnë të këmbëngulin se nuk do të largohen. Shtabi i emergjencave civile ka shpërndarë ushqime në këtë zonë.
Ndërkohë janë evakuar edhe disa banorë të lagjes Ajasëm të Shkodrës, të cilët janë vendosur përkohësisht tek Hotel Turizmi.
Zyrtarët e qeverisë i kanë bërë thirrje banorëve në zonat e rrezikuara të largohen, pasi përmbytjet do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme.