Shëngjin, po punohet për ndërtimin e argjinaturës

Forcat e ushtrisë dhe Shtabi i Emergjencave Civile po punojnë në ndërtimin e argjinaturës mbrojtëse në ishullin Shëngjin ku batica detare shkaktoi përmbytje të dhjetra banesave dhe disa qindra hektarëve tokë.
Sipas gazetares së RTV "Ora News" situata në ishull Shëngjin është më e qetë dhe ka filluar edhe kthimi i banorëve në shtëpitë e tyre.
Ndërkohë konstatohen 8 shtëpi të përmbytura ku dëme të mëdha konsiderohen kryesisht në sendet elektorinike si në toka. Mësohet gjithashtu se kjo zonë vuan edhe mungesën e ujit të pijshëm.