E Shtunë, 31 Tetor 2026

Permbytjet ne Shkoder, banorët refuzojne evakuimin

SHKODER- Forca të shumta të ushtrisë janë vendosur në fshatin Obot të Komunës Ana e Malit në zonën e nënShkodrës ku dhe është urdhëruar evakuimi sa më parë i banorëve të kësaj zone. Gjatë gjithë natës forcat e ushtrisë janë munduar të bindin banorët për t’i evakuar me mjetet e tyre, por kanë hasur në rezistencë. Banorët nuk pranojnë të largohen nga banesat. Vetëm 5 familje kanë pranuar të evakuohen e të vendosen në hotel Turizem, godine e caktuar nga qeveria për strehim. Në këtë zonë 100 banesa rezultojnë të përmbytura. Vetë kryeministri Sali Berisha vizitoi dje zonën dhe bëri apel për evakuimin me cdo kusht të banorëve. Duke shpallur gjendjen e jashtëzakonshme kreu i qeverisë deklaroi dje: “Ne do detyrohemi të hapim tunelet per shkarkimet e mëdha të hidrocentraleve” Ai informuar se banorët do të sistemohen ne kushtet më të mira të mundshme.Zoti Berisha i kërkoi prefektit të qarkut të marrë në dispozicion të gjitha asetet për të përballuar gjendjen e jashtëzakonshmeKryeminstri Berisha dha dje urdhër të hapen portat e sigurisë së hidrocentraleve Koman, Vau i Dejës dhe Fierzë, ndërkohë që reshjet e shiut vazhdojë të bien me intensitet dhe se kjo situatë e rënduar nga reshjet do të vazhdojë për 10 ditë.(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›