E Hënë, 2 Nëntor 2026

Përmbytjet në Spanjë, shkon në 158 numri i viktimave

Ka shkuar në 158 numri i viktimave nga përmbytjet në Spanjë, ndërsa ekipet e shpëtimit luftojnë ende për të gjetur të mbijetuar.

Më shumë se 1,200 punëtorë, të ndihmuar nga dronët, u vendosën në misionin e shpëtimit.

“Për momentin gjëja më e rëndësishme është të shpëtojmë sa më shumë jetë të jetë e mundur,” u tha kryeministri Pedro Sanchez viktimave në një vizitë në komunitetet e prekura.

BBC shkruan se 155 vdekje u regjistruan në Valencia, ndërsa dy të tjera janë regjistruar në Castilla-La Mancha në perëndim të provincës dhe një tjetër, në Andaluzi.

Rrugët janë kthyer në lumenjtë dhe makinat e rrëmbyera nga stuhia u grumbulluan njëra mbi tjetrën.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›