E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hapet sot sheshi "Skënderbej"

Sot merr fund gangrena e trafikut në sheshin “Skëndërbej”. Përfundimisht sheshi do tu rikthehet qytetarëve dhe automjeteve duke siguruar një frymëmarrje të re për qarkullimin.
 

Skema se si do të realizohet lëvizja dhe vazhdimësia e punimeve vijon si më poshtë:

1. Qarkullimi i mjeteve në dhe përreth sheshit"Skënderbej"Rregullimi i qarkullimit të mjeteve në dhe përreth sheshit"Skënderbej", do të kryhet si më poshtë:
 

- Kryqëzimi te "Blv Zog I" me rrugën "Ded Gjo Luli", hyrja në shesh me 1 korsi dhe dalje nga sheshi me 2 korsi dhe do të menaxhohet me semaforë.
 

- Kryqëzimi te rruga e "Durrësit" me rrugën "Ded Gjo Luli", hyrja në shesh me 1 korsi dhe dalje nga sheshi me 2 korsi vetëm drejt dhe do të menaxhohet me semaforë.
 

- Kryqëzimi te rruga e "Kavajës" me rrugën "Ded Gjo Luli", hyrja ne shesh me 1 korsi dhe dalje nga sheshi me 2 korsi vetëm drejt dhe do të menaxhohet me semaforë.
 

- Kryqëzimi te rruga e "Luigj Gurakuqi" me rrugën "George.W.Bush", hyrja në shesh me 1 korsi dhe dalje nga sheshi me 2 korsi vetëm drejt dhe do të menaxhohet me semaforë.
 

- Kryqëzimi te rruga e "Dibrës" me rrugën "Bardhok Biba", hyrja në shesh do të behet nga rruga Urani Pani me 2 korsi deri në Bulevardi “Zogu i I” dhe do të menaxhohet me semaforë.
 

- Në të gjitha rrugët, brenda Unazës së Vogël, do të jetë ndalim qëndrimi 24 orë në të dy krahët e tyre.
 

Sipas bashkisë së Tiranës do të ndalohet qarkullimi i mjeteve përveç veturave dhe autobuzëve urban qytetës, në brendësi të unazës së vogël të qytetit, me kufizim 24 orë, me përjashtim të mjeteve të shërbimit të urgjencave, zjarrfikësit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›