Përmbytjet në qarkun e Shkodrës, bllokohet dhe "Shkodër-Shirokë"
Shiu dhe si pasoje fryrja e Bunes dhe e liqenit, jane problemi per tu zgjidhur nga Komiteti i Emergjencave Civile me qellim shmangien e prmbytjes se mtejshme te periferise se Shkodres. Ne diten e 10 te permbytjeve, reshje te konsiderueshme shiu, kane rene ne te gjithe pjesen veriore te vendit, duke e bere problematike hyrjen kryesore te qytetit te Shkodres ndersa uji nuk ka kursyer as pragjet e pallateve ne lagjen Xhabije ku niveli uji pergjate gjithe dites nuk ka zbritur nen 30 cm...
• Berisha me banort e prmbytur
• Rama, akuza qeveris pr prmbytjen
• Meteorologt: Kt jav shi dhe bor
Nderkohe qe nje problem tjeter i rritjes se nivelit te ujit te Bunes
dhe liqenit te Shkodres eshte edhe bllokimi i rruges qe lidh qytetin me
Shiroken... Shkak i rritjes se nivelit te ujit ne liqeni e qytetit dhe
lumin Buna eshte bllokimi nga inertet e grykederdhjes se saj ne det dhe
kjo konfirmohet edhe nga zevendesministri i Energjetikes Neritan
Alibali ndersa shpjegon se tashme jane vene ne kontroll shkarkimet nga
hidrocentralet.
"Ka nje problem, sepse eshte nderthurur deti i trazuar i cili aktualisht
eshte pese balle, nderkohe qe per shkak te prurjeve te liqeneve dhe ne
vazhdimesi ne vite me rradhe, ka nje bllokim te nje kapaciteti te mire
te shkarkimit te ujerave te Bunes. Mendoj qe situata e emergjences ne te
tre HEC, ka dale nga emergjenca. Aktualisht po shkohet drejt kuotave
sipas rregullores dhe mendoj qe brenda dy tre diteve keto kuota do
shkojne ne percaktimin e tyre, dhe pasi te mberijne ne keto percaktime
kemi bere nje plan, nje studim qe do te shkarkojme aq sa Drini do te
fuse si ujera te teperta ne kaskadat tona", ben te ditur Neritan
Alibali, Zv.min i METE-s.
Keshtu kercenimi dhe furnizuesi kryesor i zonave te prmbytura,
hidrocentralet jane tashme nen kontroll dhe autoritetet pritet te nisin
punen per kthimin ne normalitet te zonave te prmbytura por ne kete
drejtim akoma nuk ka nje afat te sakte se kur te evakuuarit do te mund
te rikthehen serish ne shtepite e tyre...
"Jam i bindur qe dhe ne te ardhmen, deri ne rregullimin e te gjitha
demtimeve, dhe njekohesisht do te vazhdoje per nje kohe te gjate
mbeshtetja e qeverise per ti kthyer keta banore ne shtepite e tyre.
Banoret do te kthehen atehere kur te mos ngelet asnje pellembe uje ne
zonat e tyre", vijon Alibali.
Bledian Koka
Azhornuar së fundi ( e martë , 12 janar 2010 )
< I mëparshmi