E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përmbytjet, nesër nis dëmshpërblimi në Lezhë dhe Shkodër

Banorët e zonave të përmbytura që janë dëmtuar nga reshjet e rëna do të mund të tërheqin dëmshpërblimin pranë sporteleve të Postës Shqiptare. Duke nisur nga dita e nesërme (20 prill) çdo banor mund të paraqitet pranë filialeve të Postës Shqiptare, për të tërhequr pagesën. Posta ka lënë një orar të posaçëm për tërheqjen e pagesës, me qëllim që tiu shërbejë më mirë banorëve të këtyre zonave. Burimet zyrtare nga Posta Shqiptare thanë dje se në datën 20 prill 2010, ora 13:00, fillon shpërndarjen falas të pagesës së ndihmës për dëmet e shkaktuara në objekte, pronë private nga reshjet e shiut dhe përmbytjet në Qarkun Shkodër. Orari i pagesave në zyrat postare do të jetë: ora 13.0018.00 për ditën e parë, dt. 20.04.2010 dhe ora 08:00 18.00 për ditët në vazhdim. Grafikët e pagesave do të jenë të afishuara në çdo zyrë postare pranë njësive të qeverisjes vendore, të cilat do të jenë në dispozicion të banorëve. Shtetasit përfitues duhet të paraqiten në zyrat postare të njësive të qeverisjes vendore me një dokument identifikimi, i cili mund të jetë: kartë identiteti, pasaportë biometrike ose pasaportë e vlefshme, si dhe do të firmosë në listë-pagesë sipas formatit të përcaktuar në të; emër, mbiemër, firmë. Punonjësi i zyrës postare do të bëjë verifikimin e personit me listat e dërguara nga njësia e qeverisjes vendore dhe më pas do të paguajë vlerën përkatëse duke e pajisur përfituesin me mandat-arkëtimi. Dega e Shërbimeve të Filialit, si dhe grupet e punës ngritur për monitorimin e këtij procesi do të dërgojnë informacion ditor pranë Qendrës së Monitorimit dhe Drejtorisë së Shërbimeve Financiare në Drejtorinë e Përgjithshme të Postës mbi numrin e pagesave ditore të kryera dhe fondin përkatës të paguar dhe çdo zhvillimi rreth procesit të shpërndarjes së fondit për banorët përfitues. Posta Shqiptare është e gatshme të bashkëpunojë ngushtë me Qarkun Shkodër dhe Lezhë, me njësitë e qeverisjes vendore në varësi të tyre, si dhe një harmonizim të gjithë strukturave të filialit. Pagesat do të kryhen deri në datën 31 maj 2010.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›