E Diel, 1 Nëntor 2026

Përmbytjet, nis dëmshpërblimi i banorëve/ Fier, 112 përfitues, lëvrohen fondet për 40 familje në tre fshatra

Në  Qarkun e Fierit ka nisur dëmshpërblimi i  familjeve të cilat iu  përmbytën shtëpitë nga lumi Vjosa dhe Seman  në fillim të vitit.   112 familje do të marrin kompensim për dëmet në banesa në dy këste.

Aktualisht  janë lëvruar  fondet për  40 familje në fshatrat  Ferras, Cerven dhe Libofshë.

“50% e vlerës së përcaktuar për cdo familje që përfitoi kompensimin financiar pas përmbytjeve  ndërsa deri në fund të dhjetorit pritet të shpërndahet edhe pjesa e mbetur” tha ai.

Rreth 29 milionë lekë ka  parashikuar bashkia e Fierit për të kompensuar dëmet e shkaktuara në banesa  nga përmbytjet e muajit janar.

Pas verifikimeve në terren grupet e punës  konstatuan  se  104 familje iu dëmtuan  banesat dhe orendit렠 për shkak të daljes nga shtrati të Vjosë ndërsa  8 të tjera për shkak të  Semanit.

Ato ndodhen kryesisht në fshatrat Ferras, Kashisht, Petovë dhe Libofshë ndërsa në Lushnje dhjetra  banesa  u përmbytën për shkak të lumit Shkumbin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›