Përmbytjet paralizojnë Manilën

Përmbytjet e shkaktuara nga shirat e dendura kanë paralizuar pjesë të kryeqytetit të Filipineve, duke detyruar dhjetëra mijëra banorë të braktisin shtëpitë e tyre, si dhe të mbyllin shkollat e zyrat.
Autoritetet deklarojnë se gjysma e Manilës është prekur nga përmbytjet, me ujin që ka kaluar mesin e trupit të njeriut dhe në disa raste ka arritur deri në nivelin e mjekrës.
Autoritetet paralajmërojnë gjithashtu se vala e përmbytjeve mund të bëhet më e egër dhe të prekë rezervuarin kryesor të Manilas dhe për rrjedhojë të shkaktojë më shumë derdhje të ujit.
“Nëse e masim me përqindje, të paktën 50 për qind e Manilës është përmbytur”, ka deklaruar Jean Navarez, nga shërbimi meteorologjik shtetëror.
“Do të ketë shira të dendura edhe në 24 orët e ardhshme dhe ne presim që përmasat e përmbytjeve të rriten”, ka shtuar zyrtari për agjencinë e lajmeve “AFP”.