Permbytjet qeveria kerkon ndihme

Per shkak te situates emergjente te krijuar ne zonen veriore te Shqiperise dhe vecanerisht ne Shkoder ne kemi qene ne kontakt te vazhdueshem me Komisionin. Ndoshta do te mund te diskutonim nese mund te gjejme mundesi te tjera per para nga programi IPA per tu rialokuar me qellim qe te ndihmojne per te kaluar keto veshtiresi ne pjesen veriore te Shqipersie ka deklaruar Bregu.
Eksperte te larte te KE kane mberritur ne Tirane ne takimin e pervitshem ku analizohet ecuria dhe problemet e projekteve qe financohen me Fondet e Bashkimit Europian ne kuader te programit IPA.
Marta Gracia Fidalgo shefja e njesise per Shqiperine e vuri theksin tek perdorimi eficent i tyre.
Perdorimi i shendeteshem i parave publike eshte shume i rendesishem. Ne duhet ti provojme Brukselit qe Shqiperia ka kapacitete per ti absorbuar dhe per ti perdorur me efikasitet fondet tona. Sfidat dhe problemet ne kete proces nuk kane te bejne vetem me projektet konkrete. Ato ndikojne direkt ne imazhin e Shqiperise. Nga menyra se si ju i perdorni keto para ju i kontribuoni imazhit te vendit tuaj pozitivisht apo negativisht. Kjo eshte e qarte ka pohuar Fidalgo.
Shqiperia perfiton nga fondet e Bashkimit Europian per periudhen 2007-2012 rreth 497.4 milione euro pjesa derrmuese e te cilave vijne ne formen e asistences teknike dhe jo mbeshtetjes se drejtperdrejte financiare.