E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prurjet e Bunes Mediu mbledh ekspertet

Ministri i Mjedisit Pyjeve dhe Administrimit te Ujerave Fatmir Mediu ka thirrur ekspertet me te njohur ne fushen e hidroteknikes ne lidhje me zgjidhjen e situates ne lumin Buna ne Shkoder.

Mediu deklaroi se eshte rene dakord nga te dyja palet qe te nderhyhet ne sistemimin e shtratit te lumit Buna duke u bazuar edhe ne studimet e bera nga dy Akademite e Shkencave te Shqiperise dhe Malit te Zi.

Ministri i Mjedisit renditi edhe disa nderhyrje emergjente ne kete sistem.

Te zbulohet ku eshte e mundur rehabilitimi i shtratit te Bunes te behet nxjerrja e mjeteve lundruese dhe urave te mbytura qe kane penguar rrjedhjen e ujit. Te organizohet dhe nje komision i posacem ka deklaruar Mediu.

Por specialistet jane shprehur se aktualisht ne pune nuk ka me inxhiniere te cilet me pare ne cdo fundmuaji tetor dorezonin nje gjendje te situates se lumenjeve.

Ne cdo vit data 30 tetor behet situata e mjeteve te kullimit si eshte gjendja. Por sot aty nuk ka inxhiniere ka deklaruar njeri prej tyre.

Gjithashtu eshte vendosur te kete nje studim te plote hidrologjik ne sistemin e Liqenit te Shkodres Lumit Buna dhe Lumit Drin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›