E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbreteresha donte ta ngrohte pallatin me parate e te varferve

Britani

Sipas disa dokumenteve te botuara dje ne nje te perditshme britanike Mbreteresha e Anglise u kishte kerkuar ministrave kalimin e nje fondi te destinuar per te varfrit ne favor te saj dhe me saktesisht te shpenzimeve per ngrohjen e pallatit mbreteror. Por ministrat ia refuzuan kerkesen sepse sipas tyre nese nje gje e tille do te merrej vesh do te ishte nje shkaterrim i vertete per imazhin e Madherise se saj. Behet fjale per nje fond prej 60 milione sterlinash qe ishte vene ne dispozicion te familjeve te varfra per te perballuar shpenzimet e energjise elektrike qe rriten ndjeshem ne dimer qe nese do ti jepej Pallatit Bukingam dhe nje gje e tille do te dilte ne media do te perbente nje publicitet shume te keq per Elisabeten. Ndihmesit e saj u jane ankuar ministrave te kabinetit ne vitin 2004 se faturat e elektricitetit dhe te gazit te Mbretereshes qe ishin rritur ate vit me 50 kushtonin me shume se 1 milion sterlina ne vit dhe ishin te paperballueshme. Pallati Mbreteror u ankua edhe se granti qe qeveria i jep Mbretereshes prej 15 milione sterlinash ne vit ishte i pamjaftueshem. Ne kerkim te burimeve te parave zevendesshefi i Thesarit te Madherise se saj u shkroi disa ministrave qe tu kalonin grante te tjera shtese. Zyrtaret e larte te qeverise ishin ne parim dakord per nje gje te tille por me pas ishin menduar se nje gje e tille do te bente efekt te keq dhe kjo ka qene arsyeja qe jane terhequr. Behet fjale per dokumente te cilat gazeta britanike The Independent i ka botuar ne baze te ligjit per lirine e informimit. Nderkaq perfaqesuesit e Pallatit Mbreteror deklaruan se zyrtaret mbreterore kishin pare mundesine e perfitimit te parave sipas programit qeveritar me qellimin e mire per te lehtesuar barren financiare qe mbajne taksapaguesit per te mbajtur ne gjendje te mire mbreteroret dhe Pallatin Mbreteror. Sipas Pallatit Mbreteror zyrtaret e Mbretereshes nuk e dinin se ne fakt behej fjale per fonde qe ishin destinuar per te varfrit.

Financat e Mbretereshes kane qene shume kontradiktore dhe te diskutueshme ne te shkuaren dhe shpesh jane bere edhe debate ne lidhje me faktin e kostos shume te madhe te mbreteroreve duke qene se roli i tyre eshte shume ceremonial. Mbreteresha ka rezidenca mbreterore ne te gjithe vendin dhe keto kushtojne.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›