Takim per cmimet e larta te ushqimit
Agjencia e Kombeve te Bashkuara per Ushqimin eshte duke mbajtur nje takim te posacem ne Rome per te diskutuar rritjen e menjehershme te cmimit te ushqimeve. Organizata FAO thote se indeksi i cmimit te ushqimeve eshte rritur me 25 per qind qe nga viti i kaluar dhe te varfrit e botes jane duke hasur ne veshtiresi per ta perballuar situaten. Nje nga furnizuesit me te medhenj te planetit me grure Rusia ka vendosur nje embargo te eksportit te grurit. Nje raport i OKB-se ne fillim te javes kerkonte rregulla me te forta per tregjet ushqimore. Organizata e Ushqimit dhe Agrikultures i pershkroi cmimet aktuale si kokefortesish te larta. Organizata tha se qeverite duhet ta konsiderojne marrjen e masave te metejshme per ti rregulluar tregjet e ushqimit dhe per te ruajtur rezervat ushqimore. Korrespondenti i BBC-se per ekonomine thote se rritja e cmimeve ka lidhje me rritjen e kerkesave per mish ne boten perendimore qe ka ardhur nder te tjera edhe si rrjedhoje e te ardhurave ne rritje. Cmimet vazhdojne te rriten madje kane nxitur edhe protesta ne disa vende si per shembull ne Mozambik dhe po rrisin shqetesimin se mund te perseritet nje rritje e madhe e cmimeve sic ndodhi ne vitin 2007-2008.