E Diel, 1 Nëntor 2026

Përmbytjet,Kryqi i kuq përmbyll fazën e parë

Kryqi i Kuq Shqiptar ka përmbyllur fazën e parë të ndërhyrjes emergjente në zonat e prekura nga përmbytjet. Në një deklaratë për shtyp përfaqësuesi i Kryqit të Kuq shqiptar, Shyqyri Subashi theksoi se ka përfunduar operacioni i shpërndarjes së një pakete ndihme emergjente për 2200 familje, por gjithashtu ka përfunduar edhe një projekt në fushën e shëndetit, që kishte si synim sensibilizimin e banorëve të prekur për higjienen përsonale dhe higjienen ne komunitet.
Kjo organizatë, ka zhvilluar 28 takime me banorët e zonave të përmbytura dhe dy aksione humanitare. Por ndërkohë Kryqi i Kuq shqiptar ka ndihmuar edhe familje të prekura nga rrëshqitjet e tokës apo fatkeqësi të tjera locale në disa zona të vendit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›